Kneissl: Austria përkrah marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Kneissl: Austria përkrah marrëveshjen e Prespës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:56
Karin Kneissl

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl në intervistë për gazetën greke “Kathimerini” tha se “Austria e përkrah marrëveshjen e Prespës dhe shpresoj në zbatimin e plotë që është i rëndësishëm për gjithë rajonin.

“Shumica e deputetëve në Shkup zgjodhën të ardhmen, dhe jo të kaluarën, me hap të rëndësishëm drejt ndryshimit të Kushtetutës, parashikuar nga marrëveshje e Prespës. Jam optimist se Shkupi do ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe do të vazhdojë në rrugën për integrimin në BE”, thotë ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë.

Siç raportojnë nga AIM, nëse Maqedonia mbetet jashtë NATO-s, kjo do të ishte edhe ndikim më i madh i forcave të treta.

“Shkupi ka të drejtën sovrane të vendos për sigurinë e vendit. Secila zbrazëtirë në strukturën e sigurisë së vendit rrit ndikimin e faktorëve të tretë që vinë jashtë Evropës”, tha Kneissl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat