Këshilli komunal i Komunës së Gostivarit dha dritë të gjelbër për çerdhe të reja në Çegran, Forinë dhe Raven

Maqedonia

Këshilli komunal i Komunës së Gostivarit dha dritë të gjelbër për çerdhe të reja në Çegran, Forinë dhe Raven

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:17
Komuna e Gostivarit

Në seancën e sotme në Këshillin e Komunës së Gostivarit u miratuan vendime me të cilat mundësohet ndërtimi i institucioneve të reja të moshës parashkollore në fshatrat Çegran, Forinë dhe Raven.

Këshilltarët sollën vendim për formimin e çerdhes “Gëzimi fëmijëror”- Çegran, si dhe vendime për dhënien në  shfrytëzimin të hapësirave të objekteve të shkollave fillore në Forinë dhe Raven për kujdesin e fëmijëve.

Po punohet edhe për hapjen e Qendrave për zhvillimin e hershëm të mëngjesit nga 3 deri në 5 vjet, projekt që Komuna e Gostivarit e realizon me përkrahjen e UNICEF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat