Skandaloze: Ministri i Pushtetit Lokal nuk e dinë çka janë bllok-dotacionet!

Maqedonia

Skandaloze: Ministri i Pushtetit Lokal nuk e dinë çka janë bllok-dotacionet!

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:06
Suhejl Fazliu

Në emisionin “Click Plus” në Tv21 me gazetarin Agron Vrangalla ku të ftuar ishin Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, Ministri i Pushtetit Lokalë Suhejl Fazliu nga Partia e Vesel Memedit duke debatuar rreth borxheve të Komunave dhe projektit qeveritarë për falje të borxheve, përcjell Infomagazin.

Ministri i Pushtetit Lokal Fazliu i cili sipas logjikës duhet të jetë njeriu më i informuar rreth kompetencave të Komunave dhe problemet me të cilat ballafaqohet pushteti lokal.

Miministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu tha se: “Komunat i harxhojnë bllok-dotacionet për rroga sepse kanë shumë të punësuar duke mos e ditur se në aspekt ligjor bllok-dotacionet janë mjete me destinim, ndërsa destinimin e tyre e cakton ministria përkatëse, kurse Kryetarët e Komunave nuk munden ti shfrytëzojnë për qëllime tjera.

Është skandaloz fakti që Ministri që është më i thirruri për këtë çështje nuk ka njohuri themelore për funksionimin e pushtetit lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat