Deskoska: Nuk ka hapësirë për amnistimin e dhunës së 27 prillit

Maqedonia

Deskoska: Nuk ka hapësirë për amnistimin e dhunës së 27 prillit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:45
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, mbrëmë për 1TV ka thënë se ideja që ka promovuar kryeministri Zoran Zaev për pajtim kombëtar, nuk duhet të kuptohet si amnisti.

Ajo deklaroi se nuk ka hapësirë për të folur për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ideja që ka promovuar kryeministri për pajtim, ai disa herë e ka sqaruar se pajtimi nuk do të thotë amnisti, nuk do të thotë papërgjegjësi për procedura të caktuara. Nuk ka hapësirë të flasim për ndonjë amnisti për aktet e dhunës që ndodhën në Kuvend më 27 prill”, tha mes tjerash Deskoska.

Ajo tha se asnjë komision në Kuvend nuk ka të drejtë të vendosë për procedura gjyqësore. Deskoska tha se përfundimet e Komisionit për falje do të vendosen nga debati mes deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat