Maqedoni, AmCham zgjedh udhëheqësinë e re

Maqedonia

Maqedoni, AmCham zgjedh udhëheqësinë e re

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:56
AmCham

Në Kuvendin e Përgjithshëm të 18-të përfaqësuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmCham) zgjodhën 5 anëtarë të rinj të Bordit të Drejtorëve.

Këtë vit në Kuvendin e Përgjithshëm morën pjesë 120 përfaqësues të kompanive anëtare të AmCham.

Maja Filipçeva u zgjodh menaxhere e Shërbimeve të Taksave dhe Transferimeve, Nikolla Ljushev drejtor ekzekutiv, Vlladimir Kosijer drejtor i përgjithshëm, Ljupço Georgiev menaxher i përgjithshëm dhe Marjan Petreski zv.rektor për hulumtime.

Përndryshe, AmCham vazhdimisht punon për përmirësimin mjedisit afarist lokal përmes organizimit të ngjarjeve për këmbimin e njohurive si dhe përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të krijuesve të politikës në drejtim të identifikimit të ekonomisë kyçe, pengesat në shoqëri dhe zgjidhjet e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat