Nikolloski: Greqia nuk do të lejojë me këtë marrëveshje të anëtarësohemi në BE

Maqedonia

Nikolloski: Greqia nuk do të lejojë me këtë marrëveshje të anëtarësohemi në BE

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, mbrëmë në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedoni theksoi se me marrëveshjen e Prespës, Maqedonia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së, sepse Greqia nuk ta lejojë.

“Ne do të jemi Turqia e dytë, do të jemi gjithmonë në procesin e bisedimeve, por asnjëherë nuk do të jemi anëtar”, deklaroi Nikolloski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij Greqia në përputhje me marrëveshjen e Prespës ka të drejtë të jep veto në secilën kapitull në procesin e bisedimeve të Maqedonisë me Bashkimin Evropian, nëse është e pakënbaqur nga raporet që jepen në qershor dhe dhjetor secilin vit.

“Në mënyrë teorike Maqedonia duhet të pranojë gjithçka nga që grekët kërkojnë. Gjithmonë kur ndonjë kryeministër i Greqisë do të dëshirojë të ngrit rejtingun në Greqi do të bllokojë në kapitullin tjetër në procesin e bisedimeve me BE-në që është do të thotë se ne asnjëherë nuk do të mbarojmë me bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se nuk pajtohet me vendimin e deputetëve por e respekton dhe si secila parti politike në Evropë, edhe OBRM-PDUKM-ja ka ndërmarrë masa për të përjashtuar këto anëtarë të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat