Zaev në takim me deputetët e pavarur, do të diskutojnë për amendamentet kushtetuese - Bota Sot
Zaev në takim me deputetët e pavarur, do të diskutojnë për amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Zaev në takim me deputetët e pavarur, do të diskutojnë për amendamentet kushtetuese

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Kuvendi i Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev pasdite në Kuvend do të ketë takim me grupin e pavarur të deputetëve, të cilët u përjashtuan nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Kryeministri Zaev pritet që me tetë deputetët tashmë të pavarur të diskutojë për draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Përndryshe, nesër skadon afati kur qeveria duhet të dorëzojë amendamentet në Kuvend.

Në takimin e parë ditën e hënë u bisedua për katër kërkesat e deputetëve që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Në grupin e deputetëve të pavarur janë Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Sasho Vaslevski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Vlladinka Aviroviq, Zeqir Ramçilloviq, Nolla Ismajllovska-Starova dhe Emilija Aleksandrova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera