Kostadinov: Janushev dhe Dimovski e konfirmojnë lidhjen e Mickoskit me Gruevskin dhe Janakieskin

Maqedonia

Kostadinov: Janushev dhe Dimovski e konfirmojnë lidhjen e Mickoskit me Gruevskin dhe Janakieskin

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:32
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp para selisë së OBRM-PDUKM-së tha se “lidhjet e anti-perëndimorit Hristijan Mickoski me mentorin e tij dhe bartësin e krimit, Nikolla Gruevski dolën në pah”.

“Mickoski përderisa ke qenë këshilltar i Gruevskit, përmes ‘Energotek’ ka marrë miratim për shfrytëzimin e ujit tokës shtetërore për ndërtimin e hidro-centraleve” tha Kostadin Kostadinov duke shtuar se në këtë kompani janë të përfshirë Dimitar Dimovski, anëtari aktual i KE të OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Ai cek se dorë e dikurshme e majtë e Mile Janakieskit, Igor Janushevi, është Sekretari i Përgjithshëm i, siç thotë ai, kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së.

“Ai është i njëjti Igro Janushev i cili është i dyshuar në hetimin e PSP-së për furnizimin e autobusëve që ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë 5 milionë eleurove”, tha Kostadinovi duke akuzuar se në kryesinë e OBRM-PDUKM-së qeveris e njëjta matricë si ajo e Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat