Do të rinovohet ambasada në Athinë, MPJ hap tenderin

Maqedonia

Do të rinovohet ambasada në Athinë, MPJ hap tenderin

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:41
Ambasada në Athinë

Ministria e punëve të jashtme sot ka hapur tenderin për furnizim me ide dhe projekte për sanimin dhe rinovimin e ambasadës në Athinë, ndërkohë që vlera e gjithë këtij projekti do të jetë 480 mijë denarë me TVSH.

Qëllimi i MPJ-së është të sigurojë dokumentacion teknik për punë ndërtimore që do të kryhen në selinë diplomatike të vendosur në kryeqytetin grek.

Ideja e gjithë projektit kryesorë do jetë që objekti të duket më funksional, zgjerimi i hyrjes dhe dhomës së pritjes, hapja e një hyrje të re konsullore për palët dhe të rregullohen disa zyre të reja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat