LSDM: Agjenda e vetme Mickoskit është amnistia e Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Agjenda e vetme Mickoskit është amnistia e Gruevskit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:05
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se fati i Gruevskit është edhe e ardhmja e Mickoskit.

Sipas kësaj partie agjenda politike e Hristijan Mickoskit është amnistia e siç thonë, mentorit të tij dhe bartësit të krimit dhe regjimit, Nikolla Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo u vërtetua edhe dje kur vetë Mickoski tentoi që me tezat e njëjta të Gruevskit të mbrojë krimin e mentorit të tij. Antiperëndimori Mickoski pranoi takimet me mentorin e tij Gruevski dhe bisedimet për temën e përbashkët – e ardhmja e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski dhe udhëheqësia tjetër e OBRM-PDUKM-së duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta mbrojnë krimin e Gruevskit./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat