OBRM-PDUKM: Qëllimi i pushtetit është të ndalojë veprimin tonë politik

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qëllimi i pushtetit është të ndalojë veprimin tonë politik

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:43
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia me LSDM-në nuk është shtet i lirë dhe demokratik. Ata thonë se Zaev ka robëruar institucionet me qëllim që të mbrojë krimin e tij dhe të lirojë terrenin për tregti me interesat shtetërore.

“LSDM dhe Zaev sipas shembullit të regjimit komunist e bënë hapin e radhës për ta penguar OBRM-PDUKM-në të bëjë punën e saj. Qeveria përmes gjyqësorit të robëruar ka ngrirë pronën e partisë, pasi e di se jemi të fundit që jemi vendosur në mbrojtje të shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, qëllimi është që të pengohet veprimi politik i OBRM-PDUKM-së dhe kundërshtimi i saj që bën ndaj LSDM-së.

OBRM-PDUKM kërkon urgjentisht nga gjykata që të lirohet nga prangat e pushtetit dhe të shfuqizojë vendimi për ngrirjen e pronave të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat