Tetë deputetët e pavarur nuk do të votojnë “pro” marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Tetë deputetët e pavarur nuk do të votojnë “pro” marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:05
Nikolla Gruevski

Tetë deputetët e pavarur të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, nuk do të votojnë “pro” marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha koordinatorja e grupit të pavarur të deputetëve, Elizabeta Kançeska-Milevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ditë pritet që të caktohet seancë në Komisionin për çështje mandati dhe imuniteti, në të cilën do të diskutohet për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski, pasi i njëjti është dënuar me dy vite burg në lëndën e PSP-së “Tanku”.

Tetë deputetët të cilët u larguan nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni i saj janë Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Elizabeta Kanceska-Milevska, Vladanka Avirovik, Zekir Ramçiloviq, Nola Ismajlovska-Starova dhe Emilija Aleksandrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat