Maqedoni, për amendamentet kushtetuese do të votohet më 1 dhjetor

Maqedonia

Maqedoni, për amendamentet kushtetuese do të votohet më 1 dhjetor

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:11
Kuvendi i Maqedonise

Draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës kanë arritur në Kuvend dhe po kontrollohen nga shërbimet kuvendore.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, seancën plenare në të cilën do të votohet për amendamentet e ka caktuar për më 1 dhjetor, ndërsa Komisioni për Çështje Kushtetuese punën e vetë do ta fillojë më 7 nëntor.

Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp i arsyetoi amendamentet dhe tha se janë pranuar edhe kërkesat e tetë deputetëve të pavarur.

Kjo është faza e dytë e procesit të ndryshimit të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa amendamentet mund të miratohen me 61 vota të deputetëve, kurse për konfirmimin përfundimtar të Kushtetutës do të duhen dy të tretat e deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat