Kostadinov: Gjithë deputetët të mbështesin amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Kostadinov: Gjithë deputetët të mbështesin amendamentet kushtetuese

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:33
Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të mbështesin amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ai tha se Marrëveshja e Prespës e forcon dhe ruan identitetin maqedonas dhe hap perspektivën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, që sipas tij, realizohen interesat strategjike të vendit.

“Kjo është edhe një mundësi për gjithë deputetët, veçanërisht për ata të OBRM-PDUKM-së që të dalin nga krimi i Gruevskit dhe Mickoskit dhe të kyçen në procesin e filluar në Kuvend. Tani pas përgatitjes së amendamenteve, ftojmë gjithë deputetët që të mbështesin të njëjtit”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se marrëveshje më e mirë me Greqinë nuk mund të arrihet dhe për këtë arsye ata kanë përgjegjësi që ta zbatojnë atë të Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat