CIVIL: Dhuna mbi gazetarët nuk duhet të tolerohet

Maqedonia

CIVIL: Dhuna mbi gazetarët nuk duhet të tolerohet

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Maqedonia sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare për ndalimin e mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarët. Në pesë vitet e fundit në Maqedoni, vetëm një sulm ndaj gazetarëve është dënuar me gjashtë vite burg, ndërsa për 53 tjera nuk ka pasur epilog.

Dënimi me gjashtë muaj burg për Matija Kanikovin, i cili në protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, e sulmoi ekipin gazetar të A1On, është dënimi i parë me të cilin sulmuesi i gazetarit në Maqedoni është i dënuar me dënim me burg.

Nga Qendra për Liri – CIVIL përmes një kumtese për media thonë se sistemi nuk guxon të tolerojë dhunë mbi gazetarët. Sipas tyre, dënimi i ndaj dhunuesve të gazetarëve ndikon pozitivisht edhe në rritjen e sigurisë së gazetarëve, që është parakusht themelor për hulumtimin dhe informimin e tyre të lirshëm dhe të paanshëm.

“Sistemi duhet të tregojë dhe të dëshmojë se i mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç është liria e shprehjes! Në atë kuptim, CIVILi i inkurajon institucionet, dhe në veçanti Prokurorinë Themelore Publike, të vazhdojnë të punojnë në drejtim të mbrojtjes së gazetarëve dhe të punëtorëve të mediave. Ky angazhim nuk guxon të ndalet në një dënim të vetëm!”, thonë nga CIVIL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat