Mickoski: Ngrirja e pronës është persekutim politik kundër OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Mickoski: Ngrirja e pronës është persekutim politik kundër OBRM-PDUKM-së

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:40
Hristijan Mickoski

Persekutim politik gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” kështu e sheh vendimin e gjykatës për ta ngrijë pronën e partisë. Sipas tij, në situatë të këtillë opozita nuk mund të përgatit në fushatë parazgjedhore pavarësisht nëse në zgjedhjet për kryetar do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne do të përpiqemi t’i racionalizojmë shpenzimet. Është logjike kur shihni se keni vështirësi në likuidet, logjike është që të përpiqeni të ri-llogarisni shpenzimet dhe në këtë proces të racionalizimit të atyre shpenzimeve ne vendosëm që selinë e OBRM-PDUKM-së ta shesim nëse marrim ndonjë ofertë apo të njëjtën ta japim me qira.

Kryetari i opozitës maqedonase nuk pajtohet me vlerësimet e PSP-së se selia kushton 14 milionë euro.

“Neve nuk na duhen para të bëjmë luks neve na duhen para për të funksionuar normal dhe të shkurtojmë shpenzimet”, thotë Mickoski.

Gjykata pronën e OBRM-PDUKM-së e ngriu mbrëmë. Vendimin e publikoi Prokuroria Speciale Publike me arsyetime se për shkak të dy arsyeve “Pallati i bardhë” bashkë me 68 objekte tjera janë me ndalesë gjyqësore të shiten apo të jepen me qira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat