Prona e OBRM-PDUKM-së mbetet e ngrirë, gjykata refuzoi ankesën e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Prona e OBRM-PDUKM-së mbetet e ngrirë, gjykata refuzoi ankesën e OBRM-PDUKM-së

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:37
OBRM-PDUKM

“Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, sot, veproi sipas ankesës së dorëzuar kundër vendimit të gjykatësit në procedurë paraprake ku miratoi propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përgjimet dhe dha masë të përkohshme për sigurimin e pronës së patundshme të partisë politike të përfshirë në propozim.

Këshilli, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive në ankesë, solli vendim ku e refuzon ankesën dhe e vërtetoi vërtetimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, kumtojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Me këtë masë janë ngrirë 69 objekte të paluajtshme, ku është edhe selia kryesore e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat