Sheqerinska: Maqedonia ka edhe kapacitet edhe vullnet për NATO dhe BE

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia ka edhe kapacitet edhe vullnet për NATO dhe BE

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:55
Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska dhe ministri Rustem Berisha

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, bashkërisht me delegacionin nga Ministria dhe Armata e Republikës së Maqedonisë sot kishte takim pune me delegacionin nga Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës, udhëhequr nga ministri Rustem Berisha, i cili ishte në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim është shprehur kënaqësi nga marrëdhënie e shkëlqyera si dhe bashkëpunimi në fushën mbrojtëse midis dy vendeve.

“Maqedonia vendosi një standard të ri kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përkrahje e ndërsjellët në rajon. Treguam se jo vetëm që duam të shkojmë drejt Evropës, kemi edhe kapacitet edhe vullnet. Pë këtë shkak partnerët tanë evropian dhe euroatlantik Maqedonisë i dhanë ftesë për në Aleancë, që ndikon pozitivisht në rajon”, tha ministrja Sheqerinska.

Sheqerinska, thuhet në kumtesë, e ka njoftuar homologun nga Kosova për obligimet e Maqedonisë në fazën aktuale nga anëtarësimi drejt NATO-s, bisedimet, dhe se Maqedonia është e gatshme që t’i ndajë përvojat e saja me vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të integrimit në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat