Petkovski: Në Maqedoni më së shumti vdekje në vendin e punës ka në bujqësi

Maqedonia

Petkovski: Në Maqedoni më së shumti vdekje në vendin e punës ka në bujqësi

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Sot në Info Magazine është diskutuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, me theks të veçantë për përvojat rajonale.

Eksperti i sigurisë në punë që vjen nga Maqedonia, Milan Petkovski, ka thënë se gjendja e shëndetit dhe sigurisë në punë është jo shumë e kënaqshme, si në Prishtinë, ashtu edhe në Shkup.

“Udhëtimi Prishtinë-Shkup realizohet për më pak se një orë, prandaj nuk ndryshojnë shumë gjërat. Është me rëndësi që të dihet se jo vetëm për çështje sociale, të paktën kështu ndjehem unë, ne nuk e çmojmë shumë jetën”.

“Kur i vëmë në pah kushtet në punë, ka tendenca që të kemi më shumë kompromise për shëndetin dhe jetën tonë se sa që do të duhej në përgjithësi”.

“Rezultatet janë se shumë njerëz në rajon humbin jetën, jo vetëm për shkak të fatkeqësive në vendin e punës por edhe për shkak të sëmundjeve profesionale”.

“Kjo nuk është një situatë momentale por është situatë afatgjate. Nëse e shihni nga një perspektivë tjetër do të kuptoni se ka shumë njerëz që e dinë se nuk është e sigurt për të punuar në një vend të caktuar, por duhet të ecin, të lëvizin”.

“Tash po përballemi me sfida të tjera, që zakonisht nxiten prej politikës. Kur vjen te puna e përditshme e shohim se ka përgjigje të thjeshtë për shumë çështje”.

“A jemi të sigurt kur e bëjmë punën tonë? Me siguri jo. A jemi të kënaqur se me punën tonë e sigurojmë veten dhe familjen tonë. Me siguri jo”.

Petkovski ka thënë se pikërisht për të gjitha problemet që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, ekspertët rajonalë të kësaj fushe do të kenë konferenca të përbashkëta për të diskutuar.

“Në thelb, ne si profesionistë të sigurisë dhe shëndetit në punë, kemi filluar nga Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe tani jemi në Kosovë duke u bërë bashkë në një vend të gjithë profesionistët që mund të flasin për shëndetin dhe sigurinë në punë.

“Nëse nuk e bëjmë këtë atëherë problemet që lidhen me vendet e punës nuk do të zhduken, do të mbesin dhe kjo do të ketë një efekt të mëtejshëm duke shkaktuar probleme edhe më të mëdha, duke bërë vendet e punës edhe më të pasigurta”.

Eksperti nga Maqedonia ka treguar se bazuar në disa raporte ka dalë se më së shumti vdekje në vendin e punës në shtetin prej nga ai vjen ka në sektorin e bujqësisë, që pasohet nga ai i ndërtimtarisë.

“Çdo javë shihnim se dikush po vdiste në vendin e punës dhe vendosëm të publikojmë çdo vit një raport për lëndimet dhe vdekjet në vend të punës në Maqedoni”.

“Zbuluam që sektori i ndërtimtarisë është numër dy, sektori i bujqësisë është numër një”.

“Askush nuk i sheh ata njerëz që janë në fusha, shohim një traktor që rrokulliset apo një person që vdes në një makinë në fushë por askush nuk i numëron njerëzit që helmohen nga kemikaliet që përdoren”.

“Ka një popullatë të madhe që nuk anketohen apo nuk kontrollohen nga Inspektorati i Punës ose Organizatat  Joqeveritare jo pse nuk duan por janë individ  që punojnë për familjet e tyre, prandaj edhe aksidentet  llogariten që kanë ndodhur në shtëpi dhe jo në vendin e punës”.

“Sa njerëz e kanë një kamion si zyre të tyre dhe vriten në rrugë dhe askush nuk i numëron as ata duke thënë se është aksident trafiku. Ka shumë vende të punës që nuk mbulohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat