Spasovski: Mos ndëshkimi u bë praktikë në kohën e shtetit të kapur dhe tani i bën ndryshimet të vështira

Maqedonia

Spasovski: Mos ndëshkimi u bë praktikë në kohën e shtetit të kapur dhe tani i bën ndryshimet të vështira

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:28
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në Ditën ndërkombëtare për ndalimin e mos ndëshkimit të dhunës kundër gazetarëve, thotë se ka paralajmëruar se sulmi i pazgjidhur i 24 dhjetorit, kur shteti goditi ndaj gazetarëve në Kuvend do të sjell diçka më të keqe, dhe kjo ishte hyrja me dhunë më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga 52 sulme të paraqitura të gazetarëve dhe kërcënime të vazhdueshme për vdekje, vetëm dy janë me dënime efektive. Sipas ministrit, mos ndëshkimi është bërë praktikë në kohën e shtetit të kapur dhe për këtë shkak i bën të vështira ndryshimet e sotme.

“Kriminaliteti, keqpërdorimi i pozitës në asnjë rast nuk është i ndërlidhur me ndonjë proces politik as ndonjë personit të caktuar”, thotë Spasovski për 1TV duke shtuar se aktivitet që i ndërmerr janë për ndërtimit të sistemit institucional dhe ndërtimit të besimit, për shkak të proceseve të ardhshme të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat