Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të sjell prosperitet ekonomik në rajon

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës do të sjell prosperitet ekonomik në rajon

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:41
Alexis Tsipras

“Marrëveshja e Prespës do të kontribuojë në prosperitetin ekonomik e gjithë rajonit”, tha kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, në konferencën e përbashkët me liderët e Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë në Varna të Bullgarisë.

“Në periudhën midis dy presidencave, ndodhi një ngjarje historike – marrëveshja e Prespës, e cila paraqet zgjidhje për një problem disa vjeçar dhe që ka të bëjë me gjithë rajonin. Ajo marrëveshje do të ketë më shumë përfitime për prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të përbashkët të Evropës jug-lindore. Gjithashtu mund të ndihmojë në thellimin e zhvillimit të gjithë rajonit, veçanërisht mes Greqisë Veriore dhe Ish Republikës Jugosllave të Republikës së Maqedonisë, duke e kthyer rajonin në një qendër të madhe transporti”, tha kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministrat e të katër vendeve, të cilëve ju bashkua edhe homologu i tyre izraelit Benjamin Netanyahu, njoftuan projekte të reja infrastrukturore, duke përfshirë modernizimin e lidhjes hekurudhore Aleksandropolis – Bugars.

Ata gjithashtu nisën një nismë për të konkurruar bashkërisht për pritjen e Kupës Botërore në vitin 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat