Propozim për heqjen e mandatit të deputetit Gruevski

Maqedonia

Propozim për heqjen e mandatit të deputetit Gruevski

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 07:20
Nikolla Gruevsk

Kuvendi i Maqedonisë ka bërë me dije së është caktuar seanca e radhës e Komisionit për Çështjet e Rregullores dhe të Mandateve-Imuniteteve të Deputetëve për më 6 nëntor në orën 12:00.

Në këtë mbledhje e vetmja pikë dite për t’u shqyrtuar është: propozim për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski në bazë të informatave të pranuara nga Gjykata Themelore Shkup, Njësia për Krime të Organizuar dhe Korrupsion të datës 23.05.2018, ku deputeti Nikolla Gruevski u dënua me 2 vjet burg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat