Qeveria e Maqedonisë ul tatimin e sheshtë dhe sjell tatimin progresiv

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë ul tatimin e sheshtë dhe sjell tatimin progresiv

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Dragan Tevdovski

Sot në konferencën për shtyp ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se Qeveria ka vendosur që të vendos taksë të drejtë dhe të ul tatimin e sheshtë.

Reforma e taksave do të përfshijë edhe një shtesë prej 8 përqind për pjesën e të ardhurave që kalojnë 90.000 denarë. Kjo do të thotë se deri në 90.000 denarë e të ardhurave, tatimi mbetet 10 për qind vetëm për pjesën që tejkalon 90.000 denarë do të paguhet edhe 8 për qind shtesë.

Tevdovski si shembull e dha pagën prej 100.00. Për 90.000 do të paguhet 10 për qind tatim, ndërsa për 100.000 denarë do të paguhet 18 për qind taksë..

Ai tha se pragu prej 90.000 denarë është zgjedhur për shkak se përfshin një për qind të banorëve në Maqedoni.

Shteti nga miratimi i tatimit progresive do të fitonte 25 milionë euro të cilat, siç tha ministri, do të shfrytëzohen në luftën kundër varfërisë.

Përveç kësaj, rritet përjashtimi nga taksat e pagave dhe pensioneve, gjegjësisht pjesë e cila nuk paguan taksë prej 8.000 denarë në muaj.

Sipas llogaritjeve, nëse deri më tani paga bruto prej 140 mijë denarë arrinte 92.732 denarë neto, tani do të arrin shumën e 92.444 denarë, domethënë tatimi shtesë do të jetë 289 denarë ose 0.2 përqind e pagës bruto. Me këto fonde do të financohet reforma sociale.

“Çdo qytetar duhet të ketë një shans për një jetë më të mirë. Në vitin 2017 1 përqind e njerëzve në Maqedoni kanë fituar 4.486 euro në muaj. Kjo është 14.4 herë më shumë se të ardhurat mesatare të qytetarëve të Maqedonisë dhe e vë Maqedoninë në ballë të pabarazisë sociale”, tha Tevdoski.

Sipas Tevdovski taksa e drejtë zbatohet edhe në ekonomitë më të suksesshme të botës, si në BE dhe SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat