Në Tetovë policia rrugore ndjehet e rrezikuar

Maqedonia

Në Tetovë policia rrugore ndjehet e rrezikuar

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Kontrolli i trafikut në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë një rrezik për policinë. Shoferët nervozë sulmojnë, fyejnë pjesëtarët e Sektorit së Brendshme Tetovë. Kjo ndodh shpesh kur ta marrin masa dhe aktivitete për vendosjen e rendit në trafik, njofton televizioni “Telma”.

Gjatë nëntë muajve të fundit të vitit, tridhjetë policë janë sulmuar verbalisht ndërsa dhjetëra policë janë sulmuar fizikisht.

Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga zona e Pollogut pengohen që të kryejnë punët e tyre me çka janë regjistruar 9 vepra penale për pengim të zyrtarëve për kryerjen e punëve të tyre zyrtare.

Ekspertët thonë se përveç policëve dhe zyrtarët tjerë të punësuar nëpër institucionet zyrtare, veçanërisht punonjësit nëpër shtëpitë shëndetësore dhe inspektorët shpesh janë pjesë e sulmeve.

“Po bëhemi një shoqëri nervoze, ndërsa sulmuesi po marrin më shumë guxim, nëse e dinë që veprën e kryer do të marrin dënim të lehtë konkretisht dënim në të holla, tha profesori universitar të së drejtës kriminale”, Qebir Avziu.

Ai shtoi se duhet të ketë kujdes se çfarë njerëz punësojmë nëpër aparaturat shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat