Maqedoni, fushatë për njohjen në kushtetutë si “shqiptarë”

Maqedonia

Maqedoni, fushatë për njohjen në kushtetutë si “shqiptarë”

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:51
Ilustrim

Shqiptarët në Maqedoni nisën një fushatë në rrjetet sociale, me qëllim që të ndërgjegjësojnë politikanët që të njihen si shtet-formues, teksa vendi po punon për ndryshimet kushtetuese, në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

Në qendër të fushatës “Don’t you 20% me, I’m Albanian” (Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar), janë kërkesat për partitë politike që të japin kontributin e tyre dhe që përmes amendamenteve të propozojnë në Parlament ndryshimin në kushtetutë të emërtimit “bashkësia etnike mbi 20%”, të cilin e quajnë term fyes, dhe zëvëndësimin e tij me emërtesën “shqiptarët”.

Fushata në Facebook gjithashtu synon edhe në zëvendësimin në pjesët ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%” dhe në vend të saj të jetë “gjuha shqipe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat