Për katër vite 7.500 fëmijë të rinj do të kyçen nëpër çerdhe të Maqedonisë

Maqedonia

Për katër vite 7.500 fëmijë të rinj do të kyçen nëpër çerdhe të Maqedonisë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Shtatë mijë e pesëqind fëmijë do të përfshihen në çerdhe për katër vitet e ardhshme. Kjo do të mundësohet nga projekti i financuar nga Banka Botërore me 30 milionë euro për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, e cila do të zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska vlerësoi se projekti dhe përfshirja e këtyre 7.500 fëmijëve do të rrit në 50 për qind përfshirjen e fëmijëve nga tre në gjashtë vjet në arsimin parashkollor, që është një tregues në programin e Qeverisë.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e edukimit parashkollor, duke rritur shtrirjen e tij dhe përmirësimin e cilësisë së mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijët.

Përfshirja e fëmijëve në çerdhe në Maqedoni është rreth 30 për qind dhe qëllimi është që të arrihet 50 përqindëshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat