OBRM-PDUKM reagon ndaj futjes së taksës progresive

Maqedonia

OBRM-PDUKM reagon ndaj futjes së taksës progresive

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:59
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare e OBRM-PDUKM-së kanë reaguar ndaj futjes së taksës së re progresive nga qeveria.

Nga atje thonë se Qeveria me sjelljen e taksës progresive është në rrugën që ta shkatërroj ekonominë e Maqedonisë. LSDM e shfuqizoi konceptin e taksës së sheshtë të barabartë që për 11 vite kishte dhënë rezultatet e saja, krijoi rritje dhe hapte vende të reja të punës, taksë e cila zbatohet në 20 vende në Evropë.

Nga atje shtojnë se duke futur taksën progresive, LSDM bie në kundërshtim me komunitetin e biznesit. Biznesi është drejtpërdrejt i ndikuar nga kjo masë dhe do të ndikoj në uljen e pagave dhe uljen e vendeve të punës.

“Qevria me rritjen e taksave stimulon drejtpërdrejt ekonominë e zezë dhe evazionin fiskal. Disa kompani kanë njoftuar tashmë tërheqjen e investimeve në Republikën e Maqedonisë. Do të forcojë ikjen e trurit, sepse kjo do të ndikojë në profesionistët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat