Stoilkovski: Zaev filtron me manjatët rusë

Maqedonia

Stoilkovski: Zaev filtron me manjatët rusë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDDUKM-së, Naum Stoilkovski, në konferencën e sotme për shtyp foli për mundësin e ndërlidhjes së kryeministrit Zorna Zaev dhe qeverisë me biznesmenin rus, i afërt me Moskën, me qëndrim në Greqi, Ivan Savidis, për të cilin kanë shkruar shumë media.

Stolkovski tha se Zaev duhet të përgjigjet se nëse dhe sa është i pranishëm Savidis në ekonominë e Maqedonisë dhe a është i ndërlidhur me Qeverinë dhe funksionar të lartë të Partisë Liberale Demokratike.

“A e dinte Zaev se cilën kompani e vizitonte kur vizitoi uzinën e duhanit në Krushevë, që është pjesë e zinxhirit të kompanive të Savidisit? A u shoqërua Zaev me Panayiotis Teranidis, person i besuar i Savidis? A është ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror Bujqësor, Jane Stankovski, një anëtar i stafit të Zaevit, PLD-së, është nënshkruesi kryesor, një prokurat i kompanisë Savidis?”, këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve të bëra nga zëdhënësi i partisë opozitare.

Stoilkovski tha se kryeministri e ka për obligim që tu përgjigjet këtyre pohimeve të mediave, veçanërisht pasi Zaev dhe qeveria kanë fajësuar shpesh intervenimet e huaja ruse në politikën në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat