Seanca gjyqësore për rastet “Titanik”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:34
Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe Aleksandar Trajkovski

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Titanik”, “Dhuna në Qendër” dhe “Lëndina”.

Në lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska,

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancën e kaluar u dëgjuan 90 “bomba”, ndërsa deri tani janë dëgjuar deri 700.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski në bankën e të akuzuarit është edhe në lëndën “Dhuna në Qendër”. Ai dyshohet se ka organizuar protestat para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe Aleksandar Trajkovski.

Ndërsa në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij për ndërtime pa leje në Komunën e Zelenikovës.

Sipas PSP, ata kanë ndërtuar tre shtëpiza për të cilat nuk ka në pasur leje adekuate, ndërsa lejet nga komuna i kanë marrë pasi kanë përfunduar me ndërtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat