OBRM-PDUKM: Qeverisja e LSDM-së po e rrënon ekonominë e shtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeverisja e LSDM-së po e rrënon ekonominë e shtetit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:11
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit po e rrënojnë ekonominë e shtetit.

Sipas tyre, me këtë pushtet Maqedonia është bërë vendi më i varfër në Evropë.

“Zoran Zaev në mënyrën më të poshtër gënjeu qytetarët gjatë fushatës parazgjedhore. Premtoi se do ta rrisë pagën minimale çdo vit derisa të arrijë 16 mijë denarë, por nuk ka asgjë nga kjo. Derisa vendet e rajonit dhe Evropës kanë rilindje në ekonomitë e tyre, Maqedonia është në hap me vendet afrikane”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qeverisja e LSDM-së është e padurueshme dhe sa ma shpejtë të largohen, Maqedonia do ta kap drejtimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat