Sot fillon vaksinimi kundër gripit në Maqedoni

Maqedonia

Sot fillon vaksinimi kundër gripit në Maqedoni

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Foto ilustruse

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje në konferencë për shtyp, informoi se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon që nga dita e sotme (05.11.2018) në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend.

Ai tha se për këtë vit janë siguruar 41.000 doza të vaksinave, 

Filipçe shtoi se për herë të parë këtë vit, Ministria ka blerë 28.000 doza vaksine, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

Të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen, këtë do të mund ta bëjnë në Qendrën për Shëndet Publik, pa terminë. Bëhet fjalë për 130.000 doza të cilat i kanë blerë Qendrat për Shëndet Publik, ndërsa çmimi i tyre është 650 denarë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat