LSDM: Qeveria aktuale po rregullon dëmet e shkaktuara nga Gruevski

Maqedonia

LSDM: Qeveria aktuale po rregullon dëmet e shkaktuara nga Gruevski

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:37
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se skemat e Gruevskit me Subrata Roy lidhje për krime dhe torturë.

Nga LSDM thonë se Gruevski dhe bashkëpunëtori i tij Subrata Roy, së bashku me ministrat e atëhershëm të qeverisë kanë mashtruar qytetarët se do të investojnë 211 milionë euro dhe do të punësojnë 2 mijë persona, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga premtimet e fuqishme, kanë mbetur vetëm fotografitë e Gruevskit, Stavrevskit dhe Royt. Për dallim nga sjellja e tillë kriminale e Gruevskit, sot qeveria e LSDM-së po rregullon dëmet”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski është dorë e zgjatur e Gruevskit dhe për këtë arsye ai është kundër BE-së dhe NATO-s.

“Antiperëndimori Mickoski duhet ta ketë të qartë se nuk mund ta mbrojë krimin e mentorit të tij Gruevski, e as të bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat