Shtyhet gjykimi për “Dhunën në Qendër”, seanca e radhës të mërkurën

Maqedonia

Shtyhet gjykimi për “Dhunën në Qendër”, seanca e radhës të mërkurën

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:39
Gruevski

Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Dhuna në Qendër”, është shtyrë për të mërkurën, për shkak se avokatët e të akuzuarve kanë qenë të obliguar që të marrin pjesë në gjykime tjera të caktuar për sot në Gjykatën Penale.

Në seancën e funit për këtë rast, dëshmi para trupit gjykues dha ish-kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Për dhunën para Komunës Qendër më 10 qershor të vitit 2013, të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe Aleksandar Trajkovski.

Sipas PSP-së, ata dyshohen se kanë organizuar dhunë në protestat para Komunës Qendër dhe siç është dëgjuar në bisedat e përgjuara, kanë “porositur shuplaka për Andrej Zhernovskin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat