Sobotka: Duhen hapa të guximshëm, BE-ja shpërblen punën e vërtetë

Maqedonia

Sobotka: Duhen hapa të guximshëm, BE-ja shpërblen punën e vërtetë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Woflgang Sobotka

“Ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen hapa të guximshëm. E kuptoj se kjo nuk është e thjeshtë për deputetët e opozitës, pasi është çështje që duhet të hapet sërish për t’u parë se cilat janë mundësitë dhe perspektiva e shtetit”.

Këtë sot mes tjerash e tha kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë Woflgang Sobotka, para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.

“Maqedonia në periudhën e kaluar ka bërë hapa vendimtar drejt Bashkimit Evropian, së pari me marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa më pas me marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. E shohim Maqedoninë që si vend kandidat, në fund të vitit 2019 të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Sobotka.

Ai tha se gjatë procesit të anëtarësimit është qartë se cilat kushte duhet të plotësohen.

Sobotka shtoi se kuvendet janë shtylla e demokracisë dhe detyrë e tyre është që të krijojnë politika dhe të kyçen në procesin e sjelljes së vendimeve.

Ai theksoi se Parlamenti i Austrisë nuk dëshiron të kufizojë bashkëpunimin me Maqedoninë vetëm përmes grupeve parlamentare.

Përndryshe, fjalimin e Sobotkas në Kuvend përkrah deputetëve e ndoqën edhe kryeministri Zoran Zaev, ministra si dhe kori diplomatik në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat