Mickoski: Premtuan ajër të pastër, ndërsa qytetarët po humbin jetë nga ndotja

Maqedonia

Mickoski: Premtuan ajër të pastër, ndërsa qytetarët po humbin jetë nga ndotja

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:39
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, përmes një statusi në faqen e tij në Facebook akuzon pushtetin për paaftësi në lidhje me ndotjen e ajrit në vend.

Ai thotë se LSDM-ja ka premtuar ajër të pastër, ndërsa qytetarët po humbin jetën nga ndotja e ajrit.

Mickoski shkruan se është e nevojshme që të punohet dhe në vend që të arsyetohen për stacionet matëse, duhet të marrin masa për pastrimin e ajrit.

“Nuk ka kohë për prite, këtë herë paaftësia e Zaevit, Shilegovit dhe politikanëve tjerë në pushtet, po u kushton me jetë qytetarëve. Shkupi në Evropë po njihet për lajme të zeza dhe tym që vret”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat