Maqedonia e vetme: Zaev pse vodhe paratë ruse vetëm për vete, duhej t’i ndanim

Maqedonia

Maqedonia e vetme: Zaev pse vodhe paratë ruse vetëm për vete, duhej t’i ndanim

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 17:33
Shkupi

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia pro-ruse “Maqedonia e vetme” thuhet se “para disa ditësh dolën informacione se pikërisht Zoran Zaevi dhe njerëz të Qeverisë kanë qenë në lidhje biznesore dhe lidhje tjera me biznesmenin Savidis”.

“Zoran Zaevi gjatë kohës së protestave para Kuvendit në qershor të këtij viti publikisht tregonte se në Maqedonia financohen parti dhe grupe tifozësh me para ruse përmes biznesmenit rus me prejardhje ruse Ivan Savidis. Më pastaj, ministri në MPB Spasovski premtoi se do ta hetojë rastin, por, deri në ditën e sotme ka heshtje totale nga MPB-ja”, kumtojnë nga Maqedonia e vetme.

“Shprehim keqardhje për lakminë e Zoran Zaevi për të marrë paratë ruse nga Savidis që kanë qenë për qëllim të financohet partitë politike dhe grupet e tifozëve në Maqedoni, dhe në vend të shfaq korrektësi dhe t’i ndajë me ‘Maqedoninë e vetme”, për shkak se e gjithë makineria e medias dhe e ekspertëve flitnin njëzëri se pikërisht ‘Maqedonia e vetme’ është financuar me para ruse”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat