Kasami: Lëvizja Besa nuk ka kushtëzuar, por ka votuar për përmirësimin e jetës së shqiptarëve - Bota Sot
Kasami: Lëvizja Besa nuk ka kushtëzuar, por ka votuar për përmirësimin e jetës së shqiptarëve

Maqedonia

Kasami: Lëvizja Besa nuk ka kushtëzuar, por ka votuar për përmirësimin e jetës së shqiptarëve

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 22:12
Bilall Kasami

Në emisionin “Click Plus” në TV21, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se “Lëvizja Besa nuk ka kushtëzuar dhe se ka parashtruar problemin në drejtim të ofrimit të Zgjidhjes. Dhe vota jonë në Kuvend ishte që të hapet kushtetuta për shkak se vlerësojmë se Kushtetuta e Maqedonisë ka shumë për t’u përmirësuar dhe në këtë drejtim kemi votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese që këtë mënyrë përmirësohet jeta e qytetarëve të Maqedonisë dhe posaçërisht jeta e shqiptarëve.

Sipas Kasamit, Lëvizja Besa ka disa kërkesa ndaj Qeverisë së Maqedonisë. Kërkesa e parë është që qytetarët e Maqedonisë të jenë të barabartë, mbrojtja e qytetarëve jashtë Maqedonisë të jetë e njëjtë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët si dhe dhe ndryshimi i 20% nga Kushtetuta, gjegjësisht gjuha shqipe të quhet gjuhë shqipe dhe jo gjuha e popullit 20%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bëri thirrje të gjithë deputetëve shqiptar duke përfshirë edhe deputetët shqiptarë të votojnë kërkesat e Lëvizjes Besa që do të përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve por edhe Maqedoninë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...