Gjendet trupi i pajetë i vajzës që ra në lumin Vardar

Maqedonia

Gjendet trupi i pajetë i vajzës që ra në lumin Vardar

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 22:00, në lumin Vardar në fshatin Balindoll është gjetur trupi i vajzës së mitur, që më parë ishte paraqitur se ka rënë në lum.

Sipas informacioneve të policisë, trupin e kanë gjetur banorë të fshatit, dhe e kanë nxjerrë ekipet policore.

Vajza nuk ka dhënë shenja jete, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Në vend ngjarje pritet të fillojë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik. Po punohet në vërtetimin e identitetit të vajzës, që jo zyrtarisht ka qenë në moshën 17-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat