Oda Ekonomike e Maqedonisë në takim të jashtëzakonshëm për taksën progresive

Maqedonia

Oda Ekonomike e Maqedonisë në takim të jashtëzakonshëm për taksën progresive

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:23
Oda Ekonomike e Maqedonisë

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për paralajmërimin e taksës progresive dhe efektit të kësaj mase mbi punën e subjekteve afariste, pas çka do të dalin me qëndrim final se a do të qëndrojnë edhe më tej në kërkesën që reforma tatimore të anulohet.

Në seancë do të marrin pjesë edhe nënkryetarët e Odës, si dhe ministri i Financave Dragan Trevdovski, 

Ndryshe, reforma tatimore që e paralajmëroi ministri Tevdovski, parasheh tatim progresiv prej 18% për të ardhura prej mbi 90 mijë në muaj apo 1.080.000 denarë në vit. Këtu përfshihen pagat, pensionet, kontratat në vepër, të drejtat autoriale dhe veprimtaritë e pavarura. Me 15 për qind do të tatohen fitimet kapitale gjegjësisht qiratë, dividentat, fitimet nga lojërat e fatit e kështu me radhë.

Me rregullativën e re do të zbatohet edhe tatimi i fitimeve kapitale të letrave me vlerë dhe normave të interesit me depozite të kufizuara prej 15%, me zbatim të anuluar prej fillimit të vitit 2020, dhe shpenzime mbi 250 euro në vit. Biznesmenët pohojnë se nëse Qeveria ka punuar për uljen e ekonomisë gri, në vend që të miratojë tatim progresiv, atëherë në buxhet do të arkëtoheshin prej 200 deri 300 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat