Syrija Rashidi nga ASh lëshoi mbledhjen koordinative në Kuvend

Maqedonia

Syrija Rashidi nga ASh lëshoi mbledhjen koordinative në Kuvend

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, lëshoi mbledhjen që mbahet te kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai thotë se nuk janë qëllimet e takimit dhe trupit rreth asaj se kush me cilin duhet të pajtohet. “Merr përshtypje se ky takim është për poenë politik dhe një derë e vogël për t’u shtyrë amnistia për 27 prillin”, tha Rashidi, përcjell Telegrafi Maqedoni.“Ne jemi për pajtim bazuar në qëllimet strategjike për shtetin, për integrimin në BE dhe NATO dhe mbylljen e çështjeve të hapura të brendshme. Tash jemi në procedurë të amendamenteve kushtetuese dhe vetëm përmes kësaj shohim kuptimin e vërtetë për trupin për pajtim rreth qëllimeve strategjike të shtetit”, shtoi Rashidi.

Rashidi tha se do të votonte në marrjen e mandatit të ish-kryeministrit dhe deputetit të tanishëm, Nikolla Gruevski.

Formimi i trupit për pajtim ishte një nga kushtet e tetë deputetëve opozitës për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pritjet e tyre ishin se të gjitha grupet parlamentare do të përfshihen në punën e komisioni ndërpartiak, që do të fokusohet në ngjarjet e 27 prillit duke mos hequr mundësinë që të vazhdojë mandati i të njëjtit trup punues të funksionojë në të ardhmen për çështje të tjera politike./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat