Nikolla Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Maqedonia

Nikolla Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:33
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, më 7 dhe 8 nëntor me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Nga MPJ informojnë se Dimitrov do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman, ku do të flasë për gjendjen politike në Maqedoni, procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe agjendën reformuese lidhur me integrimet në BE dhe NATO.

Gjatë kohës së vizitës në Gjermani, Dimitrov do të realizojë takim edhe me homologun e tij Heiko Maas, si dhe me këshilltarin për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Jan Hencker.

“Ministri do të ketë takim edhe me persona udhëheqës të fondacionit “Konrad Adenauer” dhe “Fridriech Ebert”, si dhe me koordinatorin special të aktiviteteve në zyrën gjermano-franceze për të rinj (German-French Youth Office), në rajonin e Evropës Juglindore, Frank Moravjec”, thuhet në njofitmin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat