Hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit “Othello” në Gostivar

Maqedonia

Hapet edicioni i dytë i festivalit të teatrit “Othello” në Gostivar

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:42
“Othello” në Gostivar

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbrëmë ishte i pranishëm dhe mbajti fjalë rasti në Qendrën e Kulturës „ASNOM“ në Gostivar, ku u bë hapja e edicionit të dytë të Festivalit ndërkombëtar të teatrit „Othello“.

Në fjalimin e tij, Ademi theksoi se ekzistimi i festivalit, që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, hap perspektiva të reja në zhvillimin e artit teatror jo vetëm në Gostivar, por edhe në pasurimin e hapësirës kulturore në vend. Ai me të pranishmit e ndau edhe informacionin se, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në Gostivar do të themelohet institucioni i ri kombëtar „Teatri i Gostivarit“, selia e të cilit do të jetë në Qendrën e Kulturës.

Ademi shtoi se me formimin e institucionit të ri, si një nga përkushtimet e tij pas marrjes së detyrës Ministër i Kulturës, do të plotësohet nevoja e kamotshme për zhvillim profesional të artit teatror dhe prezantim i krijimtarisë së begatshme teatrore në këtë qytet.

Përndryshe, në kuadër të festivalit i cili ka karakter garues, nga 5 deri 9 nëntor, në skenën e Qendrës së Kulturës „ASNOM“ në Gostivar do të shfaqen pesë shfaqje në gjuhën shqipe, nga ansamblet e teatrove nga Maqedonia, Shqipëria dhe nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat