Qeveria prezanton Planin 18

Maqedonia

Qeveria prezanton Planin 18

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:00
Bujar Osmani

“Pavarësisht dinamikës së zhvillimeve politike, asnjëherë nuk janë lënë pas dore reformat”, deklaroi Bujar Osmani, zv/ kryeministër.

Osmani gjithashtu njoftoi se një herë në muaj do të njoftoj edhe Kuvendin rreth zbatimit të reformave.

Ndërkohë që ministri i brendshëm, Oliver Spasovski u ndal tek reformat që ndërlidhen me dikasterin që ai drejton, duke vënë theksin në themelimin e Agjencisë Tekniko Operative ( ATO).

“Reforma në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Agjencinë e Inteligjencës dhe Shërbimin ushtarak të kundërzbulimit. Janë formuar grupet e punës dhe do të prezantohet një plan deri më 15 nëntor. Reforma filloi me punën e ATO-së. Luftë për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike me sistem për bashkëpunim mes institucioneve. Rritje e kapaciteteve për hetime financiare konfiskim të pronës. Pres që në vitin 2019 shteti të ketë përforcuar dukshëm këto kapacitete”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat