Qytetarët: Reforma e pensioneve në Maqedoni, diskriminuese

Maqedonia

Qytetarët: Reforma e pensioneve në Maqedoni, diskriminuese

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Pension pleqërie do tu takojë edhe atyre që kanë të paktën një ditë përvojë pune, por jo edhe qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë ditë punë. Ndaj këtij vendimi të Ministrisë së Punës kanë reaguar qytetarët pa përvojë pune, të cilët vlerësojnë se një pjesë e popullatës po diskriminohen. Ata kërkojnë që shteti të kujdesët për të gjithë personat e moshës së pleqërisë, pa marrë parasysh nëse të njëjtit kanë po nuk kanë përvojë pune.

“Sipas asaj që na e thërrasim vetën shtet socialist, duhet edhe atyre që qëndrojnë në shtëpi të u jepet ndonjë denarë që të mund të jetojnë. Disa marrin ndihma sociale e gjëra tjera, por kështu do të kishte qenë më sigurt për to”, shprehet një qytetarë

“Mendoj se sipas pleqërisë duhet të marrin të gjithë pension, mbi moshën 64 vjeçare. Ka punuar apo jo, të gjithë pleqtë meritojnë pensione”, theksoi një qytetarë

Por ka edhe nga ata që mendojnë se nuk është e drejtë që personave që asnjëherë nuk kanë punuar të u takojë pension në pleqëri, pasi që kështu do të rritet numri i pensionistëve dhe do të zvogëlohen pensionet e atyre që me të vërtetë e meritojnë.

“Për një ditë përvojë pune të jepet pension është me të vërtetë diskriminuese sepse njerëzit do të mbyten duke punuar gjithë jetën, bëjnë gjithë ata pagesa për kontribute dhe përsëri pensionin e kanë shumë të ulët”, u shpreh një qytetarë

Nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale thonë se ky propozim nuk është diskriminues për ata që nuk kanë punuar, pasi janë përgatitur reforma në fushën sociale.

“Ata të cilat nuk kanë asnjë ditë përvojë pune, është paraparë reforma sociale dhe për të njëjtit janë paraparë të ardhura minimale. Mundësia për përvetësimin e pensionit social jepet që të sigurohet mbrojte e grupit të qytetarëve, të cilët për shkak të periudhës së tranzicionit nuk kanë arritur që të mbërrijnë kushtin për pension personal”, theksojnë nga Ministra për Punë dhe Politikë Sociale.

Në Maqedoni ka rreth 310 mijë pensionist, ndërsa propozim ligji i ri do të shtojë edhe së paku 6 mijë pensionist të cilët do të marrin 40% nga pensioni mesatar. Të drejtë për pension pleqërie i siguruari arrin atëherë kur do të arrin moshën prej 64 vjet për meshkuj, gjegjësisht 62 vjet për femra. Paraprakisht, të drejtë të pensionit kanë pasur vetëm personat që kanë mbi 15 vjet përvojë pune. Kjo masë pritet t’i kushtojë shtetit 450 milion denarë, ndërsa fondet të sigurohen në Buxhetin e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat