Anulohet seanca për lëndën “Total”, seancë e ardhshme më 21 dhjetor

Maqedonia

Anulohet seanca për lëndën “Total”, seancë e ardhshme më 21 dhjetor

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Për shkak të pamundësisë së kryetarit të këshillit gjyqësor, është anuluar seanca e sotme për lëndën “Total”.

Seanca e ardhshme është caktuar për 21 dhjetor në ora 10:00.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin Dragan Pavlloviq-Latas dhe avokatët e tij. Ai akuzohet për fshehje të tatimin në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik dhe personave fizik.

Furnizimin e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse te firmat nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në një firmë ka pasur vetëm një të punësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat