Gruevski nuk ka për të hyrë në burg

Maqedonia

Gruevski nuk ka për të hyrë në burg

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Gruevski

Burgosja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në këto rrethana nuk është e mundur sepse fillimisht në Kuvend nuk ka shumicë prej 2/3 të deputetëve që do të votonin “për” heqjen e imunitetit të tij prej deputeti, gjë që mundëson burgosjen e tij.

Burgosja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në këto rrethana nuk është e mundur sepse fillimisht në Kuvend nuk ka shumicë prej 2/3 të deputetëve që do të votonin “për” heqjen e imunitetit të tij prej deputeti, gjë që mundëson burgosjen e tij.

Gjithashtu, ai nuk ka dënim me burg në lartësi prej 5 viteve, që është kusht për burgosje edhe nëse nuk i hiqet imuniteti i deputetit. Megjithatë, ekspertët për Portalb.mk thonë se ka dy mënyra tjera, që tani për tani janë pak të mundshme, por që ka gjasa të realizohen më tej, të cilat do të mundësonin shkuarjen e tij në burg.

Siç qëndron tani situata, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka gjasa të mëdha të qëndrojë larg grilave, sepse dënimi i tij është vetëm 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në rastin “Tanku”. Për dënime që janë më pak se 5 vite burg, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, deputetët nuk shkojnë në burg, për shkak se ata kanë imunitetin prej deputeti. Ndërkaq, për të hequr këtë imunitet, në Kuvend nevojiten 80 deputetë që do të votonin “për”.

Por, kjo nuk do të ndodhë sepse asnjë deputet i VMRO-së, madje as ata që votuan për ndryshimet kushtetuese dhe Marrëveshjen e Prespës, nuk e kanë ndërmend të votojnë për heqjen e mandatit të Gruevskit.

Kërkesa për marrje të mandatit të Gruevskit u miratua të mërkurën në Komision, por përfundimisht nuk do të miratohet në seancë plenare.

Të pyetur nga Portalb.mk për atë se “a mund ish kryemnistri t’i shpëtojë përgjithmonë dënimit me burg?”, ekspertët juridik thonë se kjo nuk është e mundur dhe për këtë ka dy variante:

Shpërbërja e Parlamentit, me këtë dhe i mbaron mandati i tij i deputetit, dhe
Dënimi plotësues me burg në rastet e tjera në gjykatë ku ai akuzohet për keqpërdorime të ndryshme.

Juristi Temelko Risteski thotë se asnjë ligj dhe rregullore nuk është mbi Kushtetutën e Maqedonisë. Sipas tij, vetëm nëse në Kushtetutën e Maqedonisë nuk do të ishte specifikuar lartësia e dënimit, dhe në të në vend të “më së paku pesë vjet burg” të shkruajë vetëm “dënohet me burgim”, atëherë Gruevski sot do të burgosej. Por, që të ndryshohet Kushtetuta në këtë rast, duhet sërish 2/3 e votave të deputetëve, e cila nuk është e siguruar.

“Duhet të ndryshohet Kushtetuta, por kjo nuk është çështje e lehtë, ka procedurë. Kushtetuta është ashtu siç është, por derisa nuk i merret mandati, ai është deputet, kurse si deputet normalisht gëzon imunitet, dhe meqë ka imuniteti, nuk mund ta vuajë dënimin me burg. Asgjë nuk vjen mbi Kushtetutën, sepse ligjet duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën. Vetëm se në rast se ligjet janë në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë zbatohet Kushtetuta”, tha Risteski.

Ndërkaq juristi tjetër, Trendafil Ivanovski vlerësoi se në rast se Gruevski dënohet në rast tjetër gjyqësor më së paku 5 vjet burg, atëherë mund të shkojë në burg. Sipas tij me rëndësi është se Gruevski do ta vuajë dënimin me burg, e jo se kur do të ndodh ajo.

“Kur është më pak se 5 vjet, formalisht dhe juridikisht nuk mund të shkojë në burg. Meqë Gruevskit nuk iu është caktuar vetëm kjo aktakuzë, por ka edhe akuza edhe të tjera për të cilat vijojnë procedura, mundet që së shpejti t’i caktohet dënim më i madh për lëndë tjetër”, tha Ivanovski.

“Nuk thuhet se ai kurrë nuk do ta vuajë dënimin. Pyetja është se a do të shkojë tash në burg apo kur do t’i ndërprehet mandati? Dënimi mbetet. Tjetër çështje është se a tash, a kur do të shkojë në burg, me rëndësi se ai do të shkojë në burg”, tha Ivanovski.

“Deputeti mund të paraqesë dorëheqje.

Deputeti dorëheqjen e paraqet personalisht në seancën e Kuvendit.

Deputetit i pushon mandati kur është dënuar për vepër penale për të cilën është përcaktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë vitesh.

Deputetit mund t’i hiqet mandati kur është dënuar për vepër penale ose vepër tjetër të ndëshkueshme e cila e bën të padenjë për ta ushtruar funksionin e deputetit, si dhe kur mungon pa arsye për më tepër se gjashtë muaj në Kuvend. Heqjen e mandatit e bën Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.”

Ndryshe, më 25 maj Gjykata Penale solli vendim për dënim me dy vjet burgim për ish kryeministrin dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në rastin “Tank”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat