Për mandatin e Gruevskit do të vendoset në seancë plenare, ai sot duhet të paraqitet në burg

Maqedonia

Për mandatin e Gruevskit do të vendoset në seancë plenare, ai sot duhet të paraqitet në burg

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:17
Nikolla Gruevski

Seanca plenare është hapi i fundit ku do të vendoset nëse deputetit Nikolla Gruevski do t’i merret ose jo mandati. Komisioni për Çështje Imunitare dhe Mandati dje me shumicë votash pranoi kërkesën e gjykatës që t’i merret mandati Gruevskit, ndërsa procedura tani do të vazhdojë në Kuvend.

Për marrjen e mandatit duhet të votojnë 80 deputetë, të cilët jozyrtarisht thuhet se nuk do të arrihet ky numër.

Vendimi i Komisionit dje u soll me shumicë votash, ndërsa në votim munguan anëtarët e OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se iniciativa për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit është përndjekje politike

Ndërsa deputetët e pavarur të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, edhe pse nuk kanë anëtarë në Komision u shprehën kundër marrjes së mandatit për Gruevski dhe vlerësuan se diskutimi është përshpejtuar nëse merret parasysh formimi i Trupit koordinativ për pajtim.

Në seancë nuk mori pjesë Gruevski pasi ishte në gjykim në lëndën e PSP-së “Titanik”.

Ai sot duhet të paraqitet në burg që të vuajë dënimin prej dy vitesh, pasi të premten Gjykata Penale refuzoi kërkesën e Gruevskit për ta shtyrë vuajtjen e dënimit

Përndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë u dënua me dy vite burg nga Gjykata Penale në lëndën e PSP-së “Tanku”, e cila u hap për blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat