OBRM-PDUKM: Zaevi do të jep përgjegjësi për krimet e tij

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi do të jep përgjegjësi për krimet e tij

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:50
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Qeveria kriminale në krye me të amnistuarin Zoran Zaev nuk kanë mandat ta ndryshojnë Kushtetutën e Maqedonisë.

“Qytetarët më 30 shtator në mënyrë të qartë i thanë Qeverisë se nuk pajtohet me ndryshimin e Kushtetutës dhe emrin kushtetues të shtetit. Nuk pajtohet me fshirjen e ASNOM-it dhe ndryshimin e identitetit maqedonas, gjuhës dhe historisë. Mbi 1.2 milionë votues thanë se nuk pajtohen me kapitullimin që e nënshkroi Qeveria e Zaevit në Prespë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM, 

Sipas tyre, Zaevi dhe LSDM-ja askund në program nuk premtuan se do ta ndryshojnë emrin kushtetues të shtetit dhe se votuesit nuk i njoftuan se nëse votojnë për LSDM-në dikush tjetër nga vendet fqinje do t’ua shkruajë historinë apo se do të ndryshohet identiteti dhe gjuha.

“E vetmja arsye përse LSDM-ja shkoli demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve, pse i shet interesat shtetërore dhe kombëtare është shpëtimi i karrierës politike të Zoran Zaevit. Zoran Zaevi është i gatshëm me çdo çmim të vazhdojë me qeverisjen e tij kriminale, të vazhdojë me shpërndarjen e tenderëve dhe grandeve të funksionarëve shtetëror dhe partiak. Me çdo çmim pa dallim nëse është emri i shtetit, identiteti apo gjuha, Zaevi dëshiron të vazhdojnë të voziten kamionët e Vices, të rritet marihuana, të vazhdojë të pasurohet familja Zaev në kurriz të popullit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Frikësimi, sipas OBRM-PDUKM-së, i Zaevit dhe kartelit kriminal është i madh dhe ata e dinë se nëse e humbin qeverisjen duhet të përgjigjen për të gjithë krimet.

“E dinë se askush nuk do t’i amnistojë përsëri klanin e tij dhe krimet e tij. Drejtësia do t’i prek edhe të gjithë ata që në vend se ta dënojnë e amnistojnë kriminalitetin e Qeverisë. Injorimi i vullnetit të qytetarëve do t’i kushtojë shumë LSDM-së dhe Zaevi, në zgjedhjet e ardhshme vullneti i qytetarëve do të shprehet edhe më fuqishëm, ndërsa Zaevi do të mbarojë në pensionim politik dhe do të përgjigjet për krimet e tij”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat