Maqedoni, hiqen shtesat për fëmiun e tretë - Bota Sot
Maqedoni, hiqen shtesat për fëmiun e tretë

Maqedonia

Maqedoni, hiqen shtesat për fëmiun e tretë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Ndryshimet ligjore për mbrojtje të fëmijëve parashohin ndërprerjen e shtesave për lindjen e tretë, kjo masë u miratua më vitin 2009 nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Propozim ligji është shpallur në faqen e Qendrës Nacionale të Regjistrit Qendror (QNRQ).

Ky ligj do të ndërpritet për shkak që sipas qeverisë së re nuk ka pasur ndikim pozitiv në shtimin e popullsisë, siç priteshte nga qeveria e kaluar e cila e solli këtë ligj.

Në vend të ligjit për shtesa për fëmijë të tretë parashihet ndihmesë e pakthyeshme e cila do t’u jepet vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmiun e parë, për të dytin parashihet të jepen 20.000 denarë dhe të tretin prej 60.000 mijë denarësh, informojnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Sipas ligjit të deritanishëm për fëmiun e tretë janë ndarë nga 8.048 denarë çdo muaj për 10 vjet, ndërsa për fëmiun e katërt vlera arrinte deri në 11.267 në afat kohor për 15 vite.

Ato prindër që kanë fituar të drejtën me ligj të marrin shtesa mujore nuk do ti u ndërpriten shtesat deri në përfundimin e afatit prej 10 viteve, gjegjësisht 15 viteve për fëmiun e katërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera