Taravari: Rasti në Gostivar ishte tragjedi

Maqedonia

Taravari: Rasti në Gostivar ishte tragjedi

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arbeni Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arbeni Taravari nëpërmjet një konference për shtyp u deklarua për rastin tragjik që ndodhi në Gostivar në fillim “në emrin tim personal i shpreh ngushëllime familje Mexhiti në Gostivar”.

“Sipas raportit të policisë në mënyrë të qartë thuhet se si ka ndodhur fatkeqësia, ndërsa për lajmet që u përhapën për kafshim janë të pavërteta”, tha Taravari duke shtuar se prindi i vajzës 17-vjeçare duhej të ishte në konferencë për shtyp por se është mbajtur në polici për tri orë dhe shpreson të mos jetë për arsye politike, 

Në pyetjen e gazetarëve ai tha se qeverisja e kaluar e komunës nuk ka bërë asgjë, duke prezantuar projektet e Komunës së Gostivarit për rregullimin e problemit të qenve endacak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat